Reja: Nuk duhet të humbim përqendrimin asnjëherë, më pëlqeu reagimi i ekipit

11 shtator 2019 | 16:10

Shqipëria bëri një ndeshje fantastike duke mundur 4-2 Islandën. I kënaqur për këtë triumf ishte edhe trajneri Edi Reja. Ai vlerësoi performancën e lojtarëve tanë në fushë por nuk hezitoi të bënte vërejtje për shpërqendrimet që ndodhën në fillim të pjesës së dytë.

A ishte kjo mënyra e duhur për të fituar?
Reja: Më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës, që vinte pas një humbjeje të thellë përballë Francës, por sot tregoi se ka mundësi të bëjë shumë më mirë në fushën e lojës. Ne merituam të fitojmë edhe në Islandë, ku luajtëm më mirë se kundërshtari, por humbëm për fatin tonë të keq. Sot ishim shumë mirë me Gjasulën që ishte një digë para mbrojtjes, por edhe Baren e Memushajn ,që xhironin mjaft mirë topin dhe ndihmonin për të bërë presing. Të gjithë luajtën mjaft mirë sot dhe duhet t’u bëj komplimente.

Sa ndihmon kjo fitore, për të tentuar vendin e dytë?
Reja: Kjo fitore na ndihmon shumë, por është e vërtetë që nuk duhet të përsëritim më atë që na ndodhi në fillim të pjesës së dytë. Duhet të jemi të përqendruar për të marrë fitoren, pasi nuk mund ta kemi gjithmonë fatin me vete.

A ishte kjo fitore pjesë e ambicies tuaj, për të drejtuar edhe pas eliminatoreve?
Reja: Nuk ndryshon asgjë, pasi mund të bëjmë mirë dhe unë të vendos të kthehem në shtëpi. Thjesht më pëlqen që kemi krijuar një frymë mjaft të mirë grupi dhe dua që të kontribuoj sa të mundem për të lënë një ekip që di të luajë mirë dhe të tentojë për rezultate të rëndësishme.

Skuadra duket sikur gabon shumë në mbrojtje?
Reja: E theksova që nuk duhet të humbim përqendrimin asnjëherë, por sot patëm edhe probleme me dëmtimet, pasi u detyruam të bëjmë dy zëvendësime të detyrueshme me Hysajn e Gjimshitin. Megjithatë edhe këtu doli në pah shpirti i skuadrës, me Roshin që u sakrifikua shumë dhe me Abrashin që pranoi të luajë në krahun e djathtë, një rol aspak i tij. Më pëlqen ky shpirt grupi dhe sakrifice.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kuadër të Qendrës së Trajnimit për Kërkim-Shpëtim (QTKSH) të…