Reka ishte folës në Foreign Policy Association of CP: Pa demilitarizimin e plotë të Serbisë nuk ka paqe në Ballkan

13 dhjetor 2023 | 12:45

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadori Blerim Reka, ishte mbrëmë folës në Foreign Policy Association of CP me temën: “Kosova dhe Ballkani Perëndimor”.

Reka në praninë e rreth 100 ish-diplomatëve, ushtarakëve e ekspertëve gjeopolitikë amerikanë, ka folur për qasjen e gabuar ndërkombëtare të tolerimit të Serbisë për ta tërhequr drejt perëndimit.

“Strategjia e tillë Serbia-centriste, prodhoi efektin e kundërt: Serbia kurrë më shumë nuk ka qenë në lindje, e Rusia, Kina e Irani kurrë më shumë brenda Serbisë. Mungon vetëm edhe Korea e Veriut që Beogradi të kompletojë të qenit pjesë e regjimeve autoritare lindore”, ka theksuar ambasadori Reka.

Ai ka theksuar se agresioni i fundit i Serbisë kundër Kosovës me kërcënimet edhe kundër Bosnjes e Hercegovinës dhe Malit të Zi, vetëm vërtetojnë se pa demilitarizimin e plotë të Serbisë nuk ka paqe në Ballkan.

“Serbia nuk ka ndryshuar, por është e njejta: si ajo monarkiste, si komunistja, si ‘post-komunistja’. Gjithmonë hegjemoniste”, ka pohuar Reka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të zhvillohen ndeshjet e fundit në fazën e…