Reka: Kosova, tregim suksesi i shtetndërtimit demokratik dhe vendi më pro amerikan

27 shkurt 2024 | 12:48

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, ambasadori Blerim Reka, me rastin e festimit të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Bashkinë e Nju Jorkut, ka theksuar se Kosova është tregim suksesi i shtetndërtimit demokratik dhe vendi më pro amerikan.

“Në festimin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në Bashkinë e Nju Jorkut, bashkë me kongresisten Alexandria Ocasio-Cortez nga Kongresi i ShBA, këshilltarin Robert Holden, veprimtarin Mark Gjonaj dhe bashkatdhetarët tanë. Kosova është tregim suksesi i shtetndërtimit demokratik dhe vendi më pro amerikan. Lavdi dëshmorëve të lirisë, falënderim aleatëve Euro-Atlantik! Përjetësisht Republika e Kosovës!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik Francez ka njoftuar se do të sigurojë dhoma…