Reka për 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s: Shkruajti historinë e re, atë të ndëshkimit të regjimeve gjenocidale

24 mars 2024 | 14:08

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju-Jork, Blerim Reka, ka përkujtuar 25-vjetorin e intervenimit të NATO-s kundër Serbisë.

Reka ka thënë se intervenimi i NATO-s ka shkruar historinë më të re, atë të ndëshkimit të regjimeve gjenocidale siç ishte ai i Sllobodan Millosheviqit.

“Shpëtimi nga qielli i shqiptarëve të Kosovës, para çerek shekulli shkruajti historinë e re; atë të ndëshkimit të regjimeve gjenocidale.  Intervenimi i NATO-s inauguroi të drejtën ndërkombëtare me fytyrë njeriu, ku jetërat njerëzore, si vlerë universale mbrohen ndërkombërisht. Operation Allied Force mbetet rrëfim suksesi për Aleancën Veri-Atlantike 75-vjeçare”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Driton Hyseni, kryesues i delegacionit të Kuvendit të Republikës së…