Reka: Taksa ndaj produkteve serbe, instrument i sovranitetit shtetëror

30 nëntor 2018 | 17:39

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Blerim Reka, ka mbështetur vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën 100 për qind  ndaj produkteve me origjinë nga Serbia.

Në profilin e vet në “Facebook”, ai ka shkruar se kjo taksë është instrument i sovranitetit shtetëror.

“Taksa tregtare është instrument i sovranitetit shtetëror. ShBA, sivjet aplikuan taksen 20 për qind ndaj BE-së dhe Kinës; kurse nga 1 janari 2019, paralajmëruan taksë të për tu mbrojtur nga eksporti enorm kinez prej 560 miliardë dollarësh”, ka shkruar Reka.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Basketbollisti i Përfaqësueses së Kosovës në basketboll, Lis Shoshi beson…