
Rekord historik i anglezëve në Ligën e Kampionëve, 19 gola në një raund
23 tetor 2025
| 13:02
Skuadrat angleze kanë shkruar historinë në këtë javë të Ligës së Kampionëve, duke shënuar plot 19 gola në një ditë të vetme, rekord absolut për klubet e një shteti në një raund të fazës së ligës.
Sipas të dhënave të “OptaJoe”, ndarja e golave ishte si vijon:
Chelsea – 5 gola ndaj Ajaxit,
Liverpool – 5 gola ndaj Eintracht Frankfurtit,
Arsenal – 4 gola ndaj Atletico Madridit,
Newcastle United – 3 gola ndaj Benficas,
Manchester City – 2 gola ndaj Villarrealit,
Tottenham Hotspur – 0 gola ndaj Monacos.
Ky shpërthim ofensiv tregon fuqinë e Premier League në arenën evropiane, me klubet angleze që po dominojnë falë intensitetit, cilësisë dhe thellësisë së skuadrave të tyre.