Rektorët e universiteteve publike kundërshtojnë tërheqjen e akreditimeve (Dokument)

30 janar 2019 | 15:34

Rektorët e universiteteve publike të Kosovës kanë reaguar lidhur me vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) për tërheqjen e akreditimit të programeve të studimit në universitetet publike.

Përmes një njoftimi të dalë nga Konferenca e Rektorëve e Universiteteve Publike, është thënë se të gjitha programet që janë mbyllur kanë akreditim valid.

Sipas tyre Agjencia Kosovare e Akreditimit (AKA) nuk i ka ndjekur procedurat e marrjes së akreditimit.

Rektorët e kanë cilësuar vendimin e AKA-së si joligjore dhe tendencioz ndaj universiteteve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll do të zhvillon një ndeshje…