Rektori i UP-së nderohet me titullin “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”

10 dhjetor 2019 | 17:53

Në një ceremoni solemne të organizuar në Rektoratin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, rektori i këtij universiteti, prof. dr. Marjan Dema është nderuar me titullin “Ambasador i Paqes, Edukimit dhe Shkencës”, nga Komiteti Botëror i Paqes.

Për përzgjedhjen e tij si ambasador i këtij Komiteti, rektori Dema tha ndjehet shumë i nderuar. “Unë deri më tani kam pranuar disa çmime, ndër të tjera: çmimin ‘Nderi i qytetit të Klinës’, urdhrin ‘Oficer i Palmës Akademike’ nga presidenti i Francës, si dhe ‘Nderi i Mirditës’. Mirëpo, ky çmim për mua është i veçantë sepse paqja në jetën time gjithmonë ka zënë dhe do të zë një vend të rëndësishëm”, ka thënë ai.

E zëvendëspresidenti i Komitetit Botëror të Paqes, dr. Rabit Sadikut, i cili ia dorëzoi rektorit këtë titull, tha se ndihet i privilegjuar që këtë titull ia dhuron një misionari të paqes e dijes, siç është rektori Dema.

Në këtë ceremoni u nënshkrua edhe marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet UP-së dhe Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim, e cila do krijojë mundësi për shkëmbim reciprok të mësimdhënësve, studentëve dhe stafit tjetër për ligjërata, vizita dhe shkëmbimin e përvojave me universitetet e ndryshme frankofone nga Franca dhe Zvicra, e mundësi të tjera kulturore e akademike.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar të martën raportin financiar…