Rektori Nimani takoi Avokatin e Popullit

28 dhjetor 2020 | 16:04

Rektori i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Artan Nimani dhe prorektorja, Vjollca Dibra kanë takuar avokatin e popullit, Naim Qelaj.

Në këtë takim, Rektori  e njoftoi z. Qelaj  për themelimin e Ombudsmanit të Universitetit “Fehmi Agani” nga ana e Këshillit Drejtues, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave të studentëve dhe personelit akademik e administrativ.

Avokati i Popullit, z. Qelaj e mirëpriti dhe e vlerësoi lart këtë iniciativë të Universitetit të Gjakovës dhe të dy shprehën gatishmërinë për bashkëpunim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtabi Emergjent Komunal në Malishevë, i drejtuar nga nënkryetari i…