Rektori Vataj priti në takim ambasadoren e Turqisë

14 maj 2018 | 16:52

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Prishtinë, Kivilcim Kiliç, të hënën ka vizituar Universitetin “Ukshin Hoti”, ku është pritur nga rektori Ramë Vataj nga i cili është njoftuar për zhvillimet në këtë universitet.

Vataj ka theksuar se ekziston bashkëpunim mjaft përmbajtjesor në mes të Universitetit të Prizrenit dhe universiteteve turke, ku me 30 sosh ky universitet ka bashkëpunim.

Më tutje, rektori Vataj, është shprehur falënderues për mbështetjen e shtetit turk për Universitetin “Ukshin Hoti”, por edhe për shtetin e Kosovës.

Ndërsa ambasadorja turke, Kivilcim Kiliç, ka ofruar mbështetjen e plotë të ambasadës kurdo që kërkohet në çdo aspekt.

Në fund të takimit, rektori Vataj ia ka dorëzuar ambasadores turke një mirënjohje për kontributin e shtetit turk në zhvillimin e deritashëm të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në…