Remi flet për Gjyaktën Speciale: Eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

09 dhjetor 11:00

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa, ka thënë se ka përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare dhe se pret qe ky kapitull të përmbyllet.

Mustafa, që është dër të ftuarit e parë të Gjykatës Speciale për intervisitim, është shprehur i sigurt se gjatë luftës në Kosovë nuk ka pasur krime “që mund të përkufizohen si krime lufte”.

Ai përmes një shkrimi, të cilin e ka postuar në llogarinë e vet në “Faecbook”, ka shkruar se eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë.

Postimi i plotë i tij:

UÇK ka përfunduar detyrën në 1999

Vetëm falë organizimit vendor politik dhe ushtarak UÇK-së, sot gëzojmë lirinë, tjerat vijnë pas si mbështetje e kohës.

Askush s’do të duhej të përdorte shkronjat UÇK, apo kohën e lavdisë..

Thurja e lëvdatave apo hetimet mbi atë se çfarë ka ndodhur para 18 vitesh,nuk mundet të ndikojë në kualitetin e jetës së qytetarëve tanë, hetimet mbi kohën e lavdisë do të përfundojnë shpejt dhe mirë.

Vazhdimisht sfidohemi nga krimet ekonomike, korrupsioni, nepotizmi dhe mafiat përtej kufinjëve kombëtar…

Hapja e rrugës për ndërtim të shtetit të së drejtës, duhet t’i eleminojë grupet vendore apo edhe ato ndërkombëtare të natyrës kriminale. Të tilla “shoqëri” kriminale duhet të hetohen dhe të ndalohen.

Ne duhet të ndërtojmë shtetin e suksesit duke mos justifikuar mospunen dhe dështimet tona me kohët e vjetra si ajo e okupimit,organizimit të luftës apo edhe lëvizjeve politike klandestine. 

Unë jam nga ata qe kam përkrahur Gjykatën Ndërkombëtare, ne duhet të mbyllim kapitullin e viteve të kaluara. Jam i sigurt se gjatë kohës së luftës në Kosovë, nuk ka krime të kryera që mund të përkufizohen si krime lufte, fjalët dhe propaganda sugjestive si dhe percepcionet e krijuara për UÇK-në e di se do të rrëzohen dhe ne edhe individualisht, eprorët e UÇK-së do të dalin faqebardhë. 

Pres që Gjykata Speciale të zgjeroj fushëveprimin e saj dhe të ndiqen krimet ekonomike, të ndiqen ata që në mënyrë të orkestruar kanë keqpërdorur asetet kombëtare, si pronat, ndërmarrjet publike deri te defunksionalizimi i institucioneve vitale në vendin tonë. Mendoj se ka pasur një koordinim të qarqeve “akademike” e shoqërore për të defunksionalizuar gjithë ato institucione te krijuara me mund si gjykatat, universitetet dhe gjithçka qe i jepte fryme zhvillimit dhe rrugës se vendit për ecje se mbari.

– lmplementimi i ligjit

– Lufta kundër korrupsionit

-Gjykata Speciale

-Liberalizimi i vizave

-Armata

-Qasja për ekonomi zhvillimore

Këto prioritete, nuk duhet kushtëzuar mes vete.

Ecja drejtë shtetit të suksesshëm, do të bëhet, ata që i takojnë kohëve të lavdisë skan pse të shqetësohen për kohët e arta.

Ne duhet të bëjmë punë që na takojnë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe të shtunën, pavarësisht se ishte ditë pushimi dhe një…