REPORTAZH NGA TIRANA INTERNACIONAL BARDHOK BIBA DHE MIRDITA

28 janar 2020 | 19:01

1920 – 100 VJET -2020

Ndue Dodaj

Në njerën prej sallave të Tirana Internacional u organizua promovimi i librit “Bardhok Biba dhe Mirdita, një libër monografi shkruar nga Mark Mesuli. Promovimi u zhvillua me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Heroit të Popullit Bardhok Biba.
Ishte një aktivitet ndër më të rrallët që organizoheshin prej shumë vitesh e dekadash dhe për faktin se kjo monografi përurohej në kuadër të 100 vjetorit të lindjes së Heroit të Popullit Bardhok Biba dhe për faktin se në këtë aktivitet merrnin pjesë kuadrot kryesorë të Mirditës ndër breza, ku prania e tyre ia shtonte akoma më shumë bukurinë këtij aktiviteti, dhe për tejmbushjen e sallës që për pjesëmarrësit e shumtë mbetën në këmbë por që u morën masa të menjëhershme duke sjellë karrike nga sallat e tjera për tu rehatuar të pranishmit.
Njerzit në këtë sallë të tejmbushur i bashkoi sot Heroi i Popullit Bardhok Biba me patriotizmin dhe shqiptarizmin e tij, i bashkoi dhe emti i bukur i mirditorëve “mirditas”. E në atë sallë I kishte thirrur një zë i vetëm që kishte 100 vjetorin e lindjes, e ai ishte Bardhok Biba.
Ishte me të vërtetë mrekullia vetë, e kjo i detikohej në radhë të parë familjes së Heroit të Popullit Bardhok Biba, në vecanti vajzës së tij, Marie Biba si dhe bashkëshortit të saj, kardiologut të famshëm doktor Zef Prenga, një meritë të vecantë kishte dhe autori i librit Mark Mesuli.
Sa madhështore dhe titulli i librit “Bardhok Biba dhe Mirdita” që nënkupton se kur themi Mirditë kemi thënë Bardhok Biba dhe kur themi Bardhok Biba kemi thëne Mirditë.
Një meritë e vecantë e këtij aktiviteti ishte dhe pjesëmarrja e elitës së grave e të burrave të shquar të Mirditës në të gjitha fushat e jetës së saj por jo vetëm por dhe prania e figurave e personaliteteve të tjera jo vetëm të Mirditës por dhe nga të gjitha viset e shqiptarisë të cilët ia shtunë akoma më shumë hijeshinë dhe bukurinë këtij aktiviteti si përshembull prania e Martine Doci motra e Bardhok Bibës e cila ka kaluar të 98-tat por si një mirditore vitale do të përshëndeste dhe të pranishmit; apo pjesëmarrja e Artistit të Popullit Luftar Paja i cili do te shprehej se me Mirditën jam shumë i lidhur; vëllai i Heroit të Popullit Ndoc Mazi, Njaci që kishte ardhur nga Shkodra tamam si një djalosh i ri edhe pse mbi supet e tij peshojnë plot 98 vite do të bënte një përshëndetje të zjarrtë edhe pse kishte lindur vetëm dy vite pas Bardhok Bibës; Gëzim Voda nga Tepelena i cili dhe do të përshëndeste të pranishmit me një fjalë rasti; Kico Kutali ish Komandanti i Brigadës së Këmbësorisë në Rreshen e më vonë në detyra të rëndësishme në ushtri; si dhe mësueset të cilat kanë punuar me Marie Bibën si Zhani Lito, Afërdita Celiku; po ashtu dhe Margarita Marku, vajza e Gjeneral Gjin Marka Tomës. Madhështinë këtij aktiviteti do tja shtonte dhe prania e Akademikut Prof. Dr. Mark Tirta, Gjenerali Ded Prenga, Profesori Preng C Lleshi, ish ministri Viktor Doda,Agim Mhill Doci; Ilir Bida djali i ish ushtarakut Stavri Pandi Bida ish korier i Shtabit Përgjithshëm në luftë dhe më vonë ka punuar në shtabin e mesdheut në Bari të Italise sekretar i atasheut ushtarak; Kol Nikolli; Mark Prendi; Pal Gjikola; Ndue Dodbiba; Gjon M Lleshi; Gjon Jaku drejtuesi shtëpisë botuese që ka botuar qindra libra; Kol Dodaj mjeku i famshëm; Anton Lleshi sëbashku me djalin e tin që do të përshëndeste në këtë aktivitet; aty ishin dhe disa mësuese ku vetëm emrat u kam mësuar si Dranja, Liza, Drita, Vera e shumë të tjerë.
Kësaj veprimtarie tepër të mrekullueshme do tja shtonte më tëpër shkëlqimin e bukurinë si dhe e bënë më kuptimplotë prania e vëllezërve tanë të Kosovës veprimtari i madh dhe i shquar i cështjes Kombëtare Ismet Sylejmani dhe bashkëveprimtari i tij Bejtullah Tahiri.
Në ballë të sallës ishte kopertina e librit me fotografinë gjigande të Heroit të Popullit Bardhok Biba me mbishkrimin “BARDHOK BIBA DHE MIRDITA” e cila rrezatonte dhe shkëlqente tamam si Ylli Polar para të pranishmëve.
Salla shpërtheu në duartrokitje kur në podium dolën Marie Bardhok Biba e bija e Heroit të Popullit, Bardhok Pulaj Drejtori Arsimit për Shqipërinë veriore, Pranvera Skana dhe autori i librit Mark Mesuli.
Pranvera Skana hapi këtë veprimtari të rëndësishme me një fjalë rasti duke falenderuar familjen e Heroit të Popullit Bardhok Bibës, autorin e librit Mark Mesulin si dhe të pranishmit. Më pas ia jep fjalën të nderuarit Bardhok Pula i cili pasi foli dhe evokoi jetën e Heroit midis tjerave ai do të theksonte se: “…vetëm 29 vjecar por i mbushur me ngjarje e veprimtari intensive që nuk ishin parë më parë në këtë trevë…”.
Më pas mbi jetën dhe veprimtarine e Heroit të Popullit foli Nikoll Loka.
Dhe vjen moment që ishte më entuziasti në atë sallë kur I nderuari Bardhok Pula do të thoshte se Bardhok Biba nuk ka qenë në Mirditë dhe në Shqipëri por jehona e tij ka qenë shumë e pranishme dhe në Kosovë. Ismet Sylejmanin do ta ftojmë ti thotë impresionet e veta. Në këtë moment salla shpërthen në duartrokitje dhe për faktin se Ismetin e kanë dëgjuar të flsë edhe në Rreshen.
Po e përcjellim në këtë reportazh të plotë fjalën e tij.
E nderuara Marie Biba !
E nderuara motra e Bardhok Bibës !
Të nderuar pjesëtar të familjes së Bardhok Bibës !
Të nderuar të pranishëm Mirditor dhe shtetas të Shqipërisë të nënës tonë !
Eshtë nder i vecantë për mua që po mbaj këtë fjalë rasti. Unë sot kam ardhur nga Prishtina e bashkë me mua është një veprimtar i madh i cështjes kombëtare, shok e bashkëveprimtar imi, drejtues i lartë i luftës ilegale patriotike në Kosovë e vise që është Bejtullah Tahiri.
Ne në Kosovë jemi rritur e jemi burrëruar, kemi bërë luftë e aktivitet patriotic ilegal për tu bërë të lirë e të pavarur ashtu sic jemi sot dhe pjesë revelante e aktivitetit tonë, të dashurisë ndaj atdheut ka qenë patrioti dhe luftëtari i madh i atdheut Heroi i Popullit Bardhok Biba.
Nuk ka patur eveniment familjar e kombëtar në Kosovë që nuk i është kënduar, nuk i është bërë jehonë këngës lavdimadhe Xhevahir ka rrit Mirdita sic e përmendi i nderuari Bardhok Pula.
Ashtu sic e kam thënë në një rast në Rreshen edhe sot dua ta përsëris se kënga më e madheshtore që ka ngjallur gjithcka, që ka nxjerrë në sipërfaqe tërë potencialin e dashurisë ndaj atdheut përpos këngës që i është kënduar udhëheqësit Enver Hoxha, është kënga për Bardhok Bibën e cila është kënduar kudo.
Jam shumë i sigurtë që unë e kam përmendur dhe më parë , e përsëris edhe sot se përpos në ambientet tona kur Kosova ishte e pushtuar ajo është kënduar dhe nëpër burgjet e Jugosllavisë titiste, në burgjet e republikave jugosllave dhe të burgosurit politik shqiptar janë dënuar në qeli me vite burgu plus sepse i kanë kënduar Bardhok Bibës.
Prandaj e them me shumë përgjegjësi se Bardhok Biba na ka shoqëruar jo vetëm gjatë kohës që ne ishim të pushtuar por edhe gjatë kohës së luftës së UCK-së.
Nuk ka dëshmor të atdheut tonë e ushtarak e komandant që nuk e ka dashur me gjithë zemër e me gjithë shpirt. Shpresoj se edhe gjeneratat e ardhshme dhe pasardhësit e tjerë të vazhdojnë që ta duan më shumë se gjithcka atë personalitet madhor që me figurën e personalitetin e tij, popullit e atdheut i ka dhënë shumë.
Ju faleminderit.
Më pas sollën kujtime dhe shokët Mark Prendi, Ndue Dodbiba, Njac Mazi, Gëzim Voda, Gjergji Velo, Gjergj Marku,Adnand Leshaj nje djal i ri do te thoshte se jane shkruar shume libra e shkrime per heroin Bardhok Biba por nuk do te mjaftonin as jetet tona per te shkruar per kontributin e tij, duke e përmbyllur me falenderimet më të përzemërta Marie Bardhok Biba dhe Martine Doci motra e Heroit.
Në momentin kur del në podium trashëgimtarja e vetme Marie Bardhok Biba e cila dhe me daljen në podium por dhe fjala e saj shoqërohej me emocione të ligjshme e të justifikueshme e cila përshëndet e falenderon autorin e librit, dhe të gjithë të pranishmit për marrjen pjesë në këtë event të rëndësishëm të 100 vjetorit të lindjes së babait të saj. Fjala e saj disa herë u ndërpre nga duartrokitjet e të pranishmëve ashtu sic ndodhi dhe me Ismet Sylejmanin.
Një gjë e vecantë dhe tepër e spikatur por dhe e qëlluar ishte sepse gjatë kohës që folësit flisnin në këtë aktivitet, Valmiri, nipi i Heroit të Popullit me një elegancë që ishte për ta patur zili u shpërndante të pranishmëve librin e Mark Mesulit “BARDHOK BIBA DHE MIRDITA”. Një veprim i tillë flet shumë për cdo individ pjesëmarrës në këtë 100 vjetor sepse libri ishte shkruar për deputetin e popullit që i përfaqsonte vegjëlinë dhe që ishte një ndër simbolet më të spikatura të Mirditës e më gjërë por dhë për faktin se këtë libër po e merrnin në dorë nga Valmiri nipi i Bardhok Bibës që po dorzohej plot një shekull pas lindjes së gjyshit të tij, gjë që vërteton se edhe sot pas një shekulli Bardhok Biba si rrallë herë vjen ashtu sic ishte për popullin e me popullin, sepse zemra e tij vazhdon të rrahë për popullin e është në zemrën e popullit.
Jo më kot dhe rastësisht ndodh kjo për njerz të pavdekshëm, e kjo ndodh për Bardhok Bibën dhe në 100 vjetorin e lindjes së tij. Ai është e do të mbetet i pavdekshëm, sepse ishte një NJERI briland, një figurë e madhe e ndritur popullore dhe se ky njeri do të mbetet i pavdekshëm për cdo njeri, i secilës ngjyre që të jetë.


Bardhok Biba erdhi në këtë 100 vjetor duke qëndruar në Panteonin e Nderit e të Lavdisë jo vetëm në Mirditë porn ë të gjithë Kombin Shqiptar e Ai qëndron e do të qëndrojë përkrah figurave më të ndritura të kombit si një figurë e madhe epokale, si një udhëheqës i vecantë për popullin edhe pse kanë kakuar pak më shumë se 70 vjet që Ai jeton në Panteonin e Lavdisë.
Sapo e mora në dorë librin “Bardhok Biba dhe Mirdita” nga nipi i tij Valmiri mu hap pikërisht në faqen 176 ku në krye të faqes lexoj: “Dekorimet e Bardhok Bibës”. Duke i hedhur një shikim të shpejtë lexoj se nga organet më të larta të shtetit shqiptar ai ishte Dekoruar me Medaljen e Kujtimit; Urdhëri i Flamurit; dhe Urdherin “Ylli Partizan” e mbi të gjitha me Dekret të Presidiumit të Kuvendit Popullor të Republikës së Shqipërisë i është dhënë Titulli Hero i Popullit.
Lexoj se dekoratën e parë Bardhok Bibës i është akorduar me 09 gusht 1945 dhe vetëm për tre vite 1945-1948 është dekoruar 12 herë. Duke parë këtë fakt më rezulton se Bardhok Biba nuk ka jetuar vetëm 29 vite sepse par nga veprimtaria e tij I bie që të ketë jetuar 290 vjet, sepse dhe për kaq vite nuk do të merrte kaq dekorata sa ka marrë Bardhok Biba. Pasi kaloj në faqen 189 të librit shikoj djaloshin 29 vjecar në arkivol të mbuluar me flamurin kombëtar me një Yll gjigand ku mua po më ngjante se dhe Bardhok Biba ishte nje YLL GJIGAND dhe i pashuar përjetë. Shikoj se tek koka qëndronte bashkëshortja dhe vajza e tij Maria që në këto moment po na fliste në podiumin e takimit të sotëm. Sa shumë meditime më kanë kaluar në këto caste ne mendjen e zemra po donte te shpërthente nga kraharori edhe pse ndoshta nuk është vendi dhe moment që ta them por po e them se dhe jetën unë e kam në saje të doktorit të famshëm, kardiologut Zef Prenga , bashkëshorti i Marie Bardhok Biba. Pasi kaloj në faqet 190-191 shoh atë ceremony të jashtëzakonshme që edhe në ditët tona nuk mund të bëhët kaq madhështore sa që është bërë më pak se pesë vite nga dita e clirimit të Mirditës e të Shqipërisë. Sapo kaloj në faqen 192, kur shoh bustin e Bardhok Bibës në qendër të Rreshenin më vjen që të shkel cdo rregull protokollar e të bërtas deri në kupën e qiellit për ato miliona meditime që më vijnë në mendje e ti shprehja para atyre njerzve që ishin tëb pranishëm se e di se nuk do të ketë aq vlera njerzore sa ishin në atë sallë dhe tju propozoja se kjo super ajkë e super mjaltë që ështe sot në këtë promovim libri të mos e quajme aktivitet apo veprimtari të një promovimi apo kujtimi ditëlindje por sot ta quajmë një Kuvend Historik të Mirditasve dhe të marrim vendim dhe të betohemi që sa më parë të vendoset busti i këtij Vigani, të këtij NJERIU SHEKULL TE PAVDEKSHEM në vendin e mëparshëm.
Në shiritin e memorjes e shikoja këtë Hero në krye të gjashtë Heronjëve të tjere të Pupulli si Ndrec Ndue Gjoka jo vetëm hero por dhe Mësues Unikal Kombëtar, Pal Melyshin dhe katër Heroinat e Mirditës. Me këto heronj krenohet jo vetëm Mirdita poe dhe Shqiperia, Europa e Bota.
Si rrallë ndonjëherë tek unë ishte nje vullkan shpërthyes por ja që meqenëse kam qënë ushtarak u bëra i disiplinuar dhe mendova ti shprehi në këtë shkrim.
Duke e përmbyllur më lejoni të citoj vargjet e poetit te Rilindjes Kombëtare të cilat i ka sjellë në njerin prej librave të tij publicist e Profesori i nderuar Preng C. Lleshi :
“O Mirditë ! O trimëreshë e dheut !
I Arbnisë fis i kryekreut
……………………………………
Vuajte prova, por si mbete shtegut
Dhe ja mbajte jazin Skandërbegut.
Në përmbyllje shumë krenar për cka u bë dhe shumë i vrarë për këtë errësirë e terr informative për këtë veprimtari me karakter Kombëtar Shqiptar për Heroin e Popullit Bardhok Biba.
Lavdi Bardhok Bibës !

Mirditë, 27.01.2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorët e vendeve të Quintit dhe përfaqësuesja e BE-së në…