Reshje të dendura bore në rrugën e Arbrit, qarkullimi vetëm me zinxhirë

20 janar 2024 | 13:05

Shqipëria është përfshirë nga reshje të dendura bore në zonat malore si dhe reshje shiu e shtrëngata në zonat e ulëta.

Për shkak të reshjeve të dëborës, Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka rritur prezencën e shërbimeve policore në Rrugën e Arbrit, për t’ju ardhur në ndihmë dhe këshilluar, drejtuesit e mjeteve.

Si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, në Rrugën e Arbrit, nuk do të lejohen të kalojnë automjetet pa goma dimërore dhe pa zinxhir.

Njëkohësisht, borëpastrueset po punojnë për mirëmbajtjen e rrugës, për të bërë të mundur rritjen e sigurisë në rrugë dhe pastrimin e rrugës nga dëbora.

/Euronews Albania/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rreth 61 mijë vizita të pacientëve me grip sezonal kanë…