Reshje të dendura shiu në Nju Jork

24 korrik 2019 | 08:12

Nju Jorku dhe shumë vende të Shteteve të Bashkuara të Amerikës kaluan valën e të nxehtit afrikan por tani po përballen me një kërcënim tjetër natyror, atë të reshjeve të shiut.

Reshje të dendura shiu po bien në Nju Jork duke krijuar një kaos në shumë zona. Rrugët janë përmbytyr duke shkaktuar trafiqe dhe bllokime të lëvizjes.

Me qindra shtëpi kanë humbur energjinë elektrike dhe të shumta janë familjet që janë evakuar. Në fragmente të ndryshme gjatë stuhisë ka rënë dhe breshër dukë lënduar edhe disa persona.

Në aeroport si shkak i kushteve të rënduara atmosferike janë shtyrë dhe anuluar disa fluturime. Metrotë janë përmbytur gjithashtu duke krijuar probleme në lëvizje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot dhe nesër Kuvendi i Republikës së Kosovës organizon aktivitetin…