Reshjet e shiut boshatisin plazhin e Shëngjinit

16 gusht 2022 | 16:07

Lezha është përfshirë nga moti me shi, ndërsa gjatë ditës së sotme plazhet janë boshatisur plotësisht.

Në bregdetin e Shëngjinit pushuesit janë larguar, për rrjedhojë është krijuar trafik i rënduar dhe kaos në lëvizje.

Segmentet më problematike deri më tani janë rruga e Shëngjinit dhe segmenti Milot-Balldre.

Shëngjini është një nga lokacionet më të vizituara në bregdetin shqiptar nga pushuesit kosovarë.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria amerikane njoftoi sot se kreu një provë me raketën…