Reuten: ETIAS-i s’duket të jetë funksional deri më 1 janar të vitit 2024

19 prill 2023 | 15:57

Raportuesi i Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Thijs Reuten, ka thënë se ishte i befasuar me kushtin që i ishte vënë Kosovës me sistemin ETIAS.

Reuten ka thënë ETIAS-i nuk duket të jetë funksional deri më 1 janar, por ai tha se kushti nëse ETIAS-i është funksional apo jo më herët nuk do të përdoret.

“Dhe, për këtë ka qenë e rëndësishme që të kishim një datë të fundit në marrëveshje dhe duke i parë zhvillimet për rreth implementimit të ETIAS-it, me gjasë do të presim atë datë”, është shprehur Reuten pas nënshkrimit të vendimit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Më tutje, ai ka thënë se sistemi ETIAS ishte kusht i shtuar pa nevojë në negociata dhe ishte për të shtyrë kohën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës është duke fituar bindshëm ndaj Vushtrrisë në…