Revista zvicerane zbulon pagën e Bernard Challandes

07 prill 2019 | 09:40

Revista zvicerane L’illustre ka lavdëruar trajnerin Bernard Challandes për punën që po e bën me Kombëtaren e Kosovës në fushën e futbollit.

Kjo revistë gjithashtu ka zbuluar se paga e trajnerit zviceran është rreth 250 deri në 300 mijë franga në vit.

L’illustre shkruan se Bernard Challandes nuk paguhet aq sa do të ishte paguar në Zvicër, mirëpo paguhet po aq sa trajneri Vladimir Petkoviq, nëse merren parasysh standardet ekonomike të të dyja vendeve.

“Unë nuk ankohem. Krahasuar me standardin e jetës në vend, paguhem njëjtë sa Petkoviqi. Ngjashëm si në Armeni, as këtu nuk ka kurrë vonesa në pagë”, ka thënë Challandes.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës në hendboll e ka zhvilluar të shtunën…