Rexhep Qosja: Fajtore për dështimin e Kosovës në Interpol është vetë Kosova!

20 nëntor 2018 | 21:13

Akademiku Rexhep Qosja përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar për mospranimin e Kosovës në Interpol.

Ai ka thënë se fajtore për këtë dështim të Kosovës është vetë Kosova! 

Postimi i plotë i Qosjes:

Mjerisht Kosova dështoi edhe për të tretën herë për t’u bërë anëtare e organizëtës ndërkombëtare të Interpolit. 

Të gjithë ata njerëz të politikës, të pozitës e të opozitës dhe të gjithë ata analistë që folën për këtë dështim e fajësuan Serbinë!

Dhe duke e fajësuar ata në të vërtetë e ngritën, e madhëruan, e lavdëruan politikën e saj. Serbinë e vogël, Serbinë e shpërfillur prej shumë shteteve në botë sot, ata e bënë shumë të çmuar, sepse e bënë shumë ndikuese e shumë efikase politikën e saj të jashtme!

S’deshën të pohojnë se fajtore për këtë dështim të Kosovës është vetë Kosova! 

Politika e jashtme e çdo shteti është shprehje e politikës së brendshme. Politika e jashtme e çdo shteti është fryt i mrekullueshëm apo plotësisht i dështuar i politikës së brendshme. 

E politika e brendshme e Kosovës, e komprometuar prej korrupsionit, nepotizmit, pushtimit të shumicës së medieve prej pushtetit e pushtetarëve, të privilegjeve të shumëllojshme të pushtetarëve, të pasurimit marramendës të politikanëve duke qenë në pozita politike, të privatizimit të shtetit pashmangshëm e ka komprometuar edhe politikën e jashtme të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka përfunduar pjesa e parë në mes të Shqipërisë dhe…