Rexhep Selimi: Agim Veliu nuk kthehet në Qeveri

25 mars 2020 | 18:20

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, ka thënë se e çmojnë shumë vullnetin e ministrit të Mbrojtjes, Anton Quni për të vazhduar bashkëpunimin.

Megjithatë ai ka thënë se Agim Veliu nuk kthehet në Qeveri.

Pasi sipas Selimit, Veliu është deklaruar pak më parë në media sa i përket vazhdimit të koalicionit, duke thënë se kjo qeveri do të rrëzohet.

“Gjatë pauzës ne si Grup Parlamentar ishim duke menduar që të reflektojmë. Ne ishim duke e diskutuar dhe para se të përgjigjeshim ne, z. Quni e mori një përgjigje nga Agim Veliu”, ka thënë Selimi.

Ministri i Mbrojtjes, Anton Quni, në fjalën e tij në Kuvend  para pauzës, i ka thënë kryeministrit Albin Kurti se nëse e tërheq vendimin e shkarkimit të Agim Veliut, kthimin e tij në postin e ministrit dhe heqjen e taksës, atëherë ai brenda një orë, urgjentisht do ta takojë liderin Isa Mustafa dhe deputetët e LDK-së që ta tërheqin mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.

/Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se…