Rezoluta për anëtarësimin e Kosovës në NATO, Haxhiu falënderon kongresistët amerikanë

01 maj 2026 | 12:03

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar lidhur me rezolutën e iniciuar në Kongresin Amerikan në përkrahje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Haxhiu ka thënë se e mirëpret prezantimin e rezolutës në Kongresin Amerikan në mbështetje të anëtarësimit të Kosovës në NATO.

“Mirënjohje për Përfaqësuesit Keith Self, Ritchie Torres dhe Mike Lawler për lidershipin e tyre dhe për mbështetjen e vazhdueshme që Kosova ta zërë vendin që i takon në familjen euroatlantike”, ka thënë ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luan Haradinaj, djali i heroit Shkëlzen Haradinajt është martuar sot…