Rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për Covid-19 në Gjilan dalin nesër

13 maj 21:33

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i ka njoftuar se rezultatet e 67 mostrave të testuara sot për Covid-19 në këtë komunë, do të dalin nesër.

“Nuk ka vend për shqetësim sepse Komiteti për menaxhimin e emergjencave, në përbërje të të gjitha institucioneve, e ka në kontroll të plotë situatën. Rastet e fundit janë në monitorim dhe gjendja shëndetësore e tyre është me simptoma të lehta”.

“Ju lutem të vazhdoni t’i përmbaheni rregullave preventive, duke lëvizur me maska, dorëza dhe duke e respektuar distancën sociale!”, ka shkruar Haziri në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas publikimit të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike…