Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën

13 maj 2020 | 21:25

Pas publikimit të rezultateve nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka reaguar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.

“Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën, 8 raste të reja (dje 24), e Prishtina 0 (dje 4). Kjo na jep shpresë për të ardhmen e afërt. Maskat janë shumë me rëndësi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka thënë se të testuarit, edhe pse negativ duhet të qëndrojnë në vetizolim.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar…