Rezultatet e garuesve nga Kosova në Kampionatin Mesdhetar në Maltë

10 nëntor 2025 | 16:16

Ka përfunduar Kampionati Mesdhetar i mbajtur në Maltë, nga data 7 deri më 9 nëntor, ku garuesit nga Kosova shënuan rezultate të shkëlqyera.

Rezultatet e arritura:

Metin Soytar ka zënë tri vendet e para:

Kampion në kategorinë U-23 Junior Men’s Physique

Kampion në kategorinë Men’s Physique deri në 170 cm

Kampion absolut në të gjitha kategoritë e Men’s Physique

Fisnik Hyseni, në kategorinë Men’s Classic Bodybuilding, zuri vendin e dytë dhe u shpall Nënkampion Mesdhetar.

Ela Deda, në kategorinë Women’s Bikini Over 169 cm, arriti të zërë vendin e tretë në Kampionatin Mesdhetar.

Gjithashtu, u mbajt edhe gara IFBB Semi Pro Mediterranean Championships, ku garuesi ynë Kushtrim Bajraktaraj, në kategorinë Men’s Bodybuilding up to 90 kg, zuri vendin e dytë.

Po ashtu, gjyqtari Bajram Musliu e kreu punën e tij në mënyrë profesionale dhe me përkushtim.

Urime të përzemërta për të gjithë garuesit për sukseset e arritura!

Federata falënderon MKRS-në dhe Komitetin Olimpik të Kosovës për përkrahjen e vazhdueshme.

Sekretari: Sabri Dragusha,

Kryetari i Federatës: Esat Lata

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bordi i Chelseat ka bërë zyrtarisht pyetje lidhur me situatën…