
Rezultatet në tri ndeshjet e Superligës
09 nëntor
13:57
Kanë përfunduar pjesët e para në tri ndeshjet e Superligës së Kosovës në futboll.
Malisheva është duke luajtur baras me Prishtinën (1-1). Për vendasit shënoi në minutën e tretë, Hazrollaj. Ndërsa për skuadrën kryeqytetase barazoi rezultatin Krasniqi nga penalltia, raporton “Epoka e re”.
Drenica në Skenderaj po humb nga Dukagjini me rezultat 0-1, kurse 0-0 ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes Ferizajt dhe Trepçës ’89.