Ribery kërkohet nga ish-skuadra

24 dhjetor 2018 | 17:11

Bayern Munchen triumfoi 3-0 në Frankfurt të shtunën dhe dy gola i shënoi Franck Ribery, i cili është në formë spektakolare dhe ka shënuar 4 gola në 3 ndeshjet e fundit.

Pas ndeshjes trajneri Niko Kovaq i bëri komplimente, por kjo nuk ndryshon asgjë në lidhje me planet e klubit. Kontratë të re nuk ka, të paktën për momentin.

Ndërkaq, interesimi për francezin është i madh, të paktën nga klube që nuk u përkasin kampionateve të elitës në Evropë. E përditshmja turke “Fanatik” raporton se interesim për francezin ka shprehur ish skuadra e tij, Galatasarayt.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës…