Ribery: Më thoshin se isha i shëmtuar, por kjo më ka motivuar në jetë

29 mars 2019 | 15:07

Franck Ribery ka rrëfyer për plagët e tij të fëmijërisë që i ka në fytyrë dhe në kokë, duke thënë se i kanë dhanë karakter dhe forcë gjatë gjithë karrierës së tij në futboll.

35-vjeçari ka folur publikisht rreth traumave të fëmijërisë në një intervistë emocionale për “Canal + Sport”, ku lojtari ka zbuluar shumëçka nga dhimbja e fëmijërisë. Ribery kishte pësuar plagë të rëndë në një aksident me makinë në moshën dy vjeçare.

Ai shkoi në spital dhe mori mbi 100 qepje pas një aksidenti në qytetin e tij të lindjes të Boulogne-sur-Mer, në Francë.

Gjatë gjithë fëmijërisë së tij njerëzit do t’ia ngulnin sytë dhe do të bënin me gisht drejt Riberys, duke thënë se sa i shëmtuar ishin me plagët, por francezi e ktheu atë në një gjë pozitive, duke i dhënë forcë vetes.

“Njerëzit do të thoshin: ‘Shikoni atë që ai ka në fytyrë, shikoni kokën e tij, çfarë është kjo shenjë? Është kaq e shëmtuar’. Kudo që shkoja, njerëzit do të më shikonin”, fillon rrëfimin për “Canal + Sport”.

“Të gjithë më shikonin, jo sepse isha një njeri i mirë ose sepse emri im është Franck, ose se ishte një futbollist i mirë, por për shkak të shenjës. Ata më dhanë karakter dhe forcë, sepse kur je fëmijë dhe ke një shenjë si kjo, nuk është e lehtë. Mënyra se si njerëzit ju shohin, komentet – familja ime ka vuajtur shumë për këtë. Njerëzit që flasin për mua ishin prindërit (e fëmijëve të tjerë), dhe kjo ishte shumë mizore. Por unë kurrë nuk shkoja në qoshe dhe të bërtisja apo qaja, pavarësisht vuajtjeve”, ka deklaruar Ribery.

Ribery po ashtu pohoi në librin e Simon Kuper “Close witht he Giants of the Modern Game” se incidenti motivoi atë në moshë të re. “Problemi është se unë isha prapa dhe fluturova menjëherë përpara duke e goditur. Në një mënyrë ose tjetrën aksidenti më ndihmoi. Si fëmijë, ai më motivoi. Zoti më dha këtë dallim. Shenjat janë pjesë e imja dhe njerëzit duhet të më pranojnë ashtu si jam”, ishte shprehur Ribery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një ishull privat në bregun e Sicilisë, prej 37 hektarësh…