Ribery nuk dëshiron të largohet nga Bayerni

16 shkurt 2019 | 11:05

Arjen Robben dhe Rafinha pritet të largohen në fund të kampionatit nga Bayern Muncheni, kurse Franck Ribery dëshiron ta rinovojë kontratën me skuadrën “bavaraeze”.

“Këtu kam shpenzuar dy të tretat e karrierës sime. Kjo mes nesh është një histori e madhe dashurie dhe nuk dua të përfundoj”, ka thënë 35-vjeçari, i cili është pjesë e Bayernit që nga viti 2007.

“I jam shumë mirënjohës këtij klubi që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhtoja kurrë Bayernin duke zgjedhur një klub tjetër”, ka deklaruar Ribery.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazeta “Epoka e re” ka realizuar një intervistë me kryetarin…