Ribery: Nuk jam këtu për të garuar me Ronaldon

22 gusht 2019 | 21:23

Franck Ribery u zyrtarizua para pak kohësh si lojtari i Fiorentinës, dhe ditën e sotme ka dhënë koferencën e parë për shtyp.

Pse zgjodhët Fiorentinën?
Unë dua të falenderoj agjentin tim. Ne biseduam shumë dhe gjetëm një marrëveshje që më bëri të lumtur. Gruaja ishte një shtysë tjetër për të ardhur këtu, pasi familja është themelore për mua.

A është ky një stimul për të luajtur në kampionatin e Ronaldos?
Unë erdha këtu për të ndihmuar ekipin tim që është Fiorentina. Nuk jam këtu për të garuar me Ronaldon.

Pse vendosët të riktheheni në lojë në këtë moshë?
Futbolli është jeta ime. Një arsye është sepse dua të qëndroj në Evropë. Shpresoj të mund të luaj deri në moshën 40-vjeçare si Totti.

Çfarë mendoni për Serinë A dhe çfarë ju pëlqen në këtë kampionat?
Është një kampionat i shkëlqyer me lojtarë të shkëlqyer. Interi ka bërë një merkato të mirë ashtu si Juventusi. Këtu njerëzit jetojnë për futbollin. Është një përvojë e mrekullueshme dhe unë dua të argëtohem në fushë. Këtu ka ekipe që çdo vit luftojnë për të fituar kampionatin. Kujtojmë se Ribery u transferua te Fiorentina si një lojtar i lirë, pasi kishte përfunduar kontratën e tij me Bayern Munchen.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Organizuar nga asociacioni “Tana Art”, e drejtoreshës ekzekutive Iliriana Arifi,…