Ribery vazhdon kontratën me Bayernin

07 maj 2018 | 16:00

Ylli i futbollit francez, Franck Ribery do ta veshë fanellën e Bayern Munchen edhe për një vit tjetër.

Kontrata e 35-vjeçarit me Bayernin përfundonte në fund të këtij edicioni, por ai sot e ka zgjatur deri më 30 qershor 2019.

Ribery është pjesë e Bayernit nga viti 2007, kurse për këtë skuadër ka realizuar 80 gola në 247 ndeshje në Bundesligë. Ribery e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe po atë vit u shpallë Futbollisti më i mirë Evropian i Vitit.

“Jam shumë i lumtur që do të luaj edhe një vit tjetër në këtë klub. Për një kohë të gjatë, Munchen është bërë shtëpia ime dhe familjes sime. Jam krenar që do ta vesh fanellën e Bayernit edhe sezonin e ardhshëm”, ka thënë Ribery.

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur të hënën në…