Rihanna akuzohet për fyerje të fesë islame

05 tetor 2020 | 13:44

Rihana pak ditë më parë prezantoi linjën e re të veshjeve intime. Ajo është siguruar që shfaqja e radhës së Savage X Fenty, të shkojë përtej imagjinatës sonë.

Mirëpo, së fundmi këngëtarja është akuzuar se ka përdorur Hadithin islamik gjatë shfaqjes.

Ajo po përballet me shumë reagime në internet për mosrespektim të vlerave të Islamit duke përdorur një këngë që ka vargje të Hadithit.

Kënga quhet ‘Doom’ dhe është krijuar nga një producent me qendër në Londër, i quajtur Coucou Chloe më shumë se dy vjet më parë. Kënga ka mostra vokale islamike nga Hadithi i cili me sa duket flet për fundin e kohërave dhe ditën e gjykimit, shkruan kohajone/.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Interi e ka zyrtariazuar transferimin e Matteo Darmian nga Parma…