Rihanna dhuron 5 milionë dollarë për ta luftuar koronavirusin

22 mars 2020 | 12:08

Këngëtarja me famë ndërkombëtarë, Rihanna, ka dhuruar plotë pesë milionë dollarë në përpjekjet për lehtësimin e koronavirusit përmes fondacionit të saj, “Clara Lionel (CLF)”.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare në “Twitter”, fonadacioni ka bërë me dije kontributin e dhënë.

“Ne i jemi përgjigjur COVID-19 duke ndarë pesë milionë dollarë në @PIH @DirectRelief @FeedingAmerica @rescueorg @WHO & #Barbados për të përgatitur vendet/ veshje mbrojtëse, pajisje mjekësore, ushqim nëpër rajone të shumta. #CLF #HealthcareHeroes”,  është thënë në njoftimin e “CLF”-së.

Këngëtarja  ka themeluar organizatën jofitimprurëse në vitin 2012 për nder të gjyshërve të saj, Clara dhe Lionel Braithwaite.

Qëllimi i saj është të mbështesë dhe financojë “programe themelore dhe efektive të arsimit, shëndetit dhe reagimit ndaj urgjencave në të gjithë botën”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zhan Mishel Aulas, presidenti i Lyonit, i njohur për qëndrimet…