Rihanna u bënë thirrje amerikanëve të regjistrohen për të votuar

12 tetor 2018 | 10:51

Rihanna i është bashkuar një numri të madh të yjeve që u kanë bërë thirrje fansave të tyre të regjistrohen për të votuar në ShBA.

Kjo vjen pasi Taylor Swift iu bashkua Chance the Rapper dhe John Legend në kampanjën e tyre. Periudha e regjistrimit për t’i votuar pritet të përfundojë së shpejti në një numër të shteteve amerikane, përderisa zgjedhjet afatmesme të nëntorit po afrohen. Rihanna ka postuar një shkrim për 65 milionë ndjekësit e saj në lidhje me këtë regjistrim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja më famë botërore, Selena Gomez, kërkon ndihmë emocionale pas…