Rihapet Anglia, qytetarët presin në radhë para dyqaneve

12 prill 2021 | 13:19

Sot njerëzit pritën në radhë jashtë dyqaneve me pakicë në të gjithë Anglinë, për të çliruar ethet e tyre të mbyllura për blerje dhe disa madje bënë edhe prerje flokësh në orët e hershme, ndërsa dyqanet, pabet, palestrat dhe parukeritë e Anglisë u hapën pas tre muajsh bllokimi.

Pasi vendosi kufizimet më të rënda në historinë Britanisë së paqes, Kryeministri Boris Johnson tha se rihapja ishte një “hap i madh” drejt lirisë, por u bëri thirrje njerëzve që të sillen me përgjegjësi pasi koronavirusi është ende një kërcënim.

Teksa dielli po lindte, dhjetëra njerëz u rreshtuan jashtë dyqaneve të Primark në qytete angleze si Birmingham, dhe JD Sports në Oxford të Londrës, duke mos i penguar as moti i ftohtë. Disa njerëz madje u rreshtuan pas mesnate për të pirë një pije me miqtë në Kentish Belle në Bexleyheath në jug të Londrës.

“Jam shumë e emocionuar që i shoh klientët e mi: për të parë se si janë dhe për t’u dhënë ndjesinë e flokëve të rregulluara”, tha për Reuters Maggie Grieve, e cila menaxhon me sallonin e parukerisë në Veri të Londrës.

Mundësia e shpenzimeve të njerëzve është thelbësore për rimëkëmbjen e Britanisë, pasi të dhënat zyrtare treguan se viti 2020 ishte me i keqi për ekonominë e këtij vendi në më shumë se tre shekuj, me një rënie prej 9.8% të produktit të brendshëm bruto.

Qindra mijëra biznese janë mbyllur që nga fillimi i janarit kur Anglia hyri në një bllokim të tretë për të ndaluar infeksionet e rritura – të nxitura nga variant “Kent” i virusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Plani i UEFA-s për kampionatin Evropian të futbollit Euro 2020…