‘Euro 2020’, gati plani për vaksinimin e 600 futbollistëve

12 prill 2021 | 13:14

Plani i UEFA-s për kampionatin Evropian të futbollit Euro 2020 që zhvillohet këtë verë, është që të vaksinohen 600 futbollistë që do të jenë të pranishëm në këtë kampionat.

Duke shqyrtuar të gjitha mundësitë për një mbarëvajtjen në mënyrë sa më të sigurt të evenimentit, qeveria evropiane e futbollit ka gati një protokoll për të shmangur infektimet. UEFA kërkon të vaksinojnë të 25 futbollistët e 24 skuadrave finaliste, stafet teknike dhe federatat përkatëse.

Kjo është mënyra më e mirë për të shmangur vatrat e mundshme që mund të shpërthejnë në ekipet kombëtare si në rastin e kualifikueseve të Botërorit ku Italia ishte një prej tyre, me mbi 15 të infektuar gjatë grumbullimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka…