Rikthehem edhe më i fortë

19 tetor 2020 | 13:58

Virgil van Dijk premton se do të kthehet më i fortë se më parë, pas konfirmimit nga Liverpooli se mbrojtësi ka nevojë për operacion të ligamentit të gjurit.

Qendërmbrojtësi holandez u përplas me portierin e “Toffees”, Jordan Pickford, gjashtë minuta pas nisjes së derbit të “Merseyside”.

“Tani jam plotësisht i përqendruar në shërimin tim dhe do të bëj gjithçka që të kthehem sa më shpejt që të jetë e mundur. Pavarësisht zhgënjimit, unë jam besimtar i patundur. Brenda vështirësisë qëndron mundësia dhe me ndihmën e Zotit do të sigurohem që të kthehem më mirë dhe më i fortë se më parë. Në futboll, ashtu si në jetë, gjithçka ndodh për një arsye. Është shumë e rëndësishme të ruash qetësinë dhe përqendrimin e të mos biesh moralisht”, ka thënë Van Dijk. Me mbështetjen e bashkëshortes, fëmijëve, familjes dhe të gjithëve në Liverpool, jam gati për sfidën që më pret. Do të doja t’ju falënderoja të gjithëve për mesazhet mbështetëse, kjo do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Tani do të bëj gjithçka për të mbështetur shokët e mi të skuadrës në çdo mënyrë që mundem përpara javëve shumë të rëndësishme, ndërkohë që do të punoj për riaftësimin tim ditë pas dite. Do të kthehem”, ka shtuar Van Dijk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Armando Broja ishte protagonist në fundjavën e Eredivisie, duke…