Rikthehen emocionet e Superligës së Kosovës

13 shtator 2023 | 18:56

Pas një pauze dy javore, për shkak të ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024, Superliga e Kosovës do të rikthehet përsëri këtë javë me xhiron e pestë.

Malisheva aktualisht kryeson tabelën e Superligës pas fitores kundër Feronikelit 74 me rezultat të thellë 4:1 duke arritur t’i arkëtoj nëntë pikë, ndërsa kampioni aktual i Kosovës Ballkani, gjendet në pozitën e dytë me pikë të barabarta sa lideri i tabelës pas fitores në shtëpi kundër Gjilanit, kurse me tetë pikë, pozita e tretë i takon Prishtinës pas barazimit me Llapin.

Ekipi i cili u inkuadrua këtë vit në Superligën e Kosovës, Fushë Kosova ka një seri vetëm me humbje dhe nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë gjatë katër xhirove të zhvilluara.

Ndeshjet e ardhshme të Albi Mall Supeligës do të zhvillohen me 16 shtator me fillim nga ora 16:00.

Fushë Kosova e pret Dritën në shtëpi, njejtë sikur Prishtina – Lirinë, kurse Llapi do të luaj me Feronikelin, Malisheva do të jetë mysafire e Gjilanit, dhe Dukagjini do të përballet me Ballkanin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe dy ushtarëve hungarezë të KFOR-it që ishin sulmuar nga…