Rikthehet edhe Superliga e femrave në hendboll

13 qershor 2020 | 12:02

Sot (e shtunë) luhen edhe ndeshjet e para gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave.

Përkundër pushimit të gjatë për shkak të koronavirusit, shpresohet se gara për titull të kampionit do të jetë e mirë. Ndeshjet e para gjysmëfinale luhen në Ferizaj e Prishtinë. Ferizaj e Vushtrria takohen nga ora 19:30, kurse Prishtina e Istogu nga ora 14:30. Çiftet gjysmëfinale janë përcaktuar me short.

Në momentin e ndërprerjes së kampionatit, Istogu, Vushtrria, Prishtina e Ferizaj kishin nga 22 pikë e nga 13 ndeshje të luajtura. Për këtë u vendos që çiftet gjysmëfinale të përcaktohen me short. FHK-ja dhe klubet kanë marrë masat për ta ruajtur shëndetin në rrethanat e reja në të cilat do të zhvillohen ndeshjet.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kai Havertz është një nga lojtarët më të talentuar gjermanë…