Rikthehet Facebook, pasi ra nga sistemi

05 mars 2024 | 17:48

Facebook, Instagram dhe Threads për rreth 30 minuta kanë rënë nga sistemi të martën.

Aktualisht, rrjeti social Facebook është duke punuar për disa përdorues, pasi fillisht shkyçi ata nga llogaritë e tyre.

Ndërkaq, siç u raportua më herët, tri platformat në pronësi të kompanisë META ranë sot nga sistemi plotësisht.

Facebook fillimisht shkyçi përdoruesit që më pas, nuk mund të hynin në llogaritë e tyre.

Instagram po ashtu nuk punoi për disa përdorues, ndërsa edhe Threads ka rënë nga sistemi plotësisht.

Kur hapej ky aplikacion, paraqitej mesazhi: “Na falni, diçka shkoi gabim. Provoni sërish”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në një konferencë për…