Ancelotti për ndeshjen ndaj Leipizig: Kualifikimi nuk ka mbaruar

05 mars 2024 | 17:02

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti në një konferencë për media, ka folur para duelit me skuadrën gjermane, Leipzig.

“Los Blancos” dhe Leipzig do të përballen nesër mbrëma në Madrid në sfidën kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Madrilenët në këtë ndeshjen hyjnë me avantazhin prej 1-0, të arritur në ndeshjen e parë të luajtur në Gjermani. Ancelotti kërkon nga të besuarit e tij, do të japin më të mirën në duel me Leipizig.

“Është një mundësi e mirë për të vazhduar në një garë special për ne. Duhet të nxjerrim versionin tonë më të mirë. Kualifikimi nuk ka mbaruar”, ka thënë strategu italian.

Ndeshja Real Madrid-Leipizg fillon në orën 21:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar, në lidhje me procedurat për…