Rikthehet fuqishëm Toni Domgjoni pas lëndimit, i gatshëm për përfaqësuesen e Kosovës

12 dhjetor 2023 | 16:29

Toni Domgjoni me prejardhje nga Bishtazhini i Gjakovës, i lindur në Kroaci, i cili momentalisht është pjesë e klubit holandez Vitesse, është rikthyer nga lëndimi që e ka lënë jashtë fushe për disa muaj.

Klubi holandez Vitesse është duke kaluar nëpër një krizë të madhe në ligën Eredivises dhe rikthimi i Domgjonit ka dhënë sinjalet e para. Në ndeshjen e fundit Vitesse ka fituar kundër Heraclesit me rezultat 2:0. Në këtë ndeshje reprezentuesi kosovar, Toni Domgjoni ka luajtur gjatë gjithë ndeshjes, duke bërë një paraqitje të mirë. Mesfushori kosovar pas rikuperimit dhe kthimit në formën e duhur pritet t’i kthehet edhe kombëtares së Kosovës.

Domgjoni gjatë karrierës së tij ka luajtur për klubin e qytetit të lindjes Slaven Belupo e më pas në Zurich dhe së fundmi në Vitesse. Pas paraqitjeve të shkëlqyeshme të tij, Domgjoni është ftuar nga kombëtarja zvicerane dhe ka luajtur në të gjitha kategoritë e reja të shtetit Helvetik.

Por pas paraqitjeve të mira Domgjoni ka ra në sy edhe të kombëtares shqiptare si dhe të drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës. Domgjoni pasi ka marrë ftesën e shtetit ku i kanë lindur prindërit ai pa hezitim ka hequr dorë nga kombëtarja helvetike, dhe para se të pranonte të luante për Shqipërinë ai ka zgjedhur Kosovën, në vitin 2021. Domgjoni ka 3 paraqitje dhe ka shënuar një gol për përfaqësuesen e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Tash e disa vjet kursejmë para për të blerë banesë..…