Rikthehet futbolli në Kosovë pas pushimit dimëror, presidenti i FFK-së: Skuadrat të tregojnë vlera të larta sportive

03 shkurt 2024 | 11:36

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka bërë me diije se pas pushimit dimëror prej më pak se dy muaj dhe përgatitjeve intensive të shumicës së skuadrave jashtë vendit, është i lumtur të shoh rikthimin e futbollit në vendin tonë dhe të përgatitur për një stinor pranveror përplot emocione.

“Sot fillojmë me ndeshjet e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës, për të vazhduar në fundjavën e ardhshme me ndeshjet e AlbiMall Superligës, që me të drejtë presim të sjellin emocione të mëdha për tifozët”.

“Inkurajoj të gjitha skuadrat që janë pjesë e garës të japin maksimumin në fushë dhe të tregojnë vlera të larta sportive dhe të “fair-play”-it”, ka shkruar Ademi në “Facebook”.

Ai ka theksuar se federata me të gjitha organet e saj ka bërë përgatitjet e duhura dhe garanton një garë të rregullt dhe zerot olerancë ndaj çdo dukurie negative.

“Futbolli ynë ka treguar rritje të shkëlqyeshme në vitet e fundit falë punës dhe përkushtimit të gjithsecilit prej nesh, por së bashku mund të arrijmë në një nivel edhe më të lartë”.

“Dua të falënderoj investitorët në klube që po i japin shtysë zhvillimit të mëtejmë të futbollit, por edhe tifozët që janë gjithmonë të përkushtuar në mbështetjen e ekipit të tyre dhe i shtojnë vlera këtij sporti”.

“Uroj që në stadiumet tona të shohim futboll cilësor me plot energji e pasion dhe ky stinor të sjellë emocione të paharrueshme për të gjithë ne. Mbarësi e suksese të gjitha skuadrave dhe faleminderit për mbështetjen e vazhdueshme”, ka shkruar presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kubëzat e betonit që vezullojnë nga shtresa e hollë…