Rikthehet jeta e natës në Shangai

25 maj 2020 | 14:55

Klubet e natës në pjesën më të madhe të Kinës janë rikthyer në normalitet, pasi autoritetet zyrtarisht besojnë se vendi e ka nën kontroll epideminë e koronavirusit, megjithatë dezinfektuesit, gotat e njëpërdorimshe dhe maskat janë pjesë e pandarë e klubeve.

“44KW”, një klub për adhuruesit e muzikës elektronike në Shangai u hap të premten në mbrëmje. Hapësira u mbush nga klientët, një pjesë e të cilëve qëndronin ulur, të tjerë kërcenin pranë njëri-tjetrit.

Klubi, megjithatë, është hapur nën masa paraprake. Kontrollojnë temperaturat dhe kodet shëndetësore të secilit vizitor dhe regjistrojnë të dhënat e tyre personale përpara se klientët të futen brenda.

Stafi, përfshirë banakierë dhe kamerierë, gjithmonë mbajnë maska dhe doreza. Gotat e xhamit janë zëvendësuar me plastike ndërsa në muret e brendshme të klubit janë instaluar dezinfektantë për duart.

Pronari i klubit Charles Guo tha  se rihapja nuk pritej dhe ata po planifikonin të mbylleshin plotësisht gjatë epidemisë.

“Në fillim mendova se mund të rihapja pas një muaji. Por kjo nuk ndodhi. Kur mbërritëm në fund të shkurtit, menduam se nuk do të mund të hapeshim as në Mars. Pastaj u bë e paparashikueshme dhe ne u përballëm me presion të madh, qira dhe kosto të tjera. Papritur na njoftuan që mund të rihapeshim. U ndjeva shkëlqyeshëm , sepse tani mund të mbijetojmë”, ka deklaruar  ai.

Dorezat e dyerve dhe tualetet në banjë dezinfektohen çdo orë, sipas Guo, ndërsa i gjithë klubi dezinfektohet çdo ditë, para dhe pas orarit të hapjes.

/Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut (QKTGj) ka përmbushur kërkesat…