Rikthehet klasikja e basketbollit Peja – Prishtina

05 tetor 2019 | 09:33

Sot (e shtunë) do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.

Kjo xhiro sjell edhe super derbin në mes të Pejës dhe Sigal Prishtinës. “El Klasiko” e basketbollit rikthehet pas një viti mungesë, derisa atmosfera në ‘Karagaçi’ pritet të jetë fantastike, me tifozët pejanë që gjithmonë e kanë përkrahur skuadrën e tyre dhe do të dëshmojnë se sa u ka munguar klubi në Superligë. Prishtina edicionin e kaluar fitoi titullin, Kupën e Superkupën, kurse në xhiron e parë pësoi nga Rahoveci, e në mesjavë mundi Ponte Prizrenin. Kjo e fundit do të ndeshet me Feronikelin, ndërsa ndeshje interesante konsiderohet ajo në mes të Golden Eagle Yllit dhe Trepçës. Ndeshja e fundit për këtë xhiro është në mes të Rahovecit dhe Lipjanit. Bashkimi në këtë xhiro pushon.

Superliga – Java 3

15:00 Ponte Prizreni – Feronikeli
17:00 Golden Eagle Ylli -Trepça
19:00 Peja – Sigal Prishtina
21:00 Rahoveci – Lipjani
Bashkimi (pushon)

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka filluar shpërndarja e materialit zgjedhor nga depo qendrore e…