Rikthimi i basteve në Shqipëri, Ylli: Do të jenë veç online për personat mbi 18 vjeç

30 mars 2023 | 13:28

Ditën e martë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se bastet sportive do të rikthehen shumë shpejt.

Rikthimi i basteve online në vend, do të ketë disa rregulla të rrepta për të ndaluar që të luhet edhe nga persona nën moshën 18 vjeçare. Kreu i Komitetit Olimpik, Fidel Ylli tregon risitë e projektligjit që është në diskutim. Ai bëri me dije se bastet do të vihen vetëm online nëpërmjet një llogarie bankare dhe se personat të cilët vendosin të luajnë do të paguajnë 15% të shumës në rast se fitojnë.

“Po të shikosh ligjin e kompanive të basteve para se të mbylleshin, ishte bërë një ligj i standardeve evropiane por duke qenë se jetojmë në Shqipëri në një vend ku korruptohet kushdo, ato kishin dalë jashtë kontrollit që në kohën e PD-së por edhe më pas. Nëse ligji thoshte se një pikë bastesh duhet të jetë 300 metra larg pikës tjetrës, ti i kishte ngjitur. Me ligjin e ri, lojtari do paguajë 15% të asaj që do fitojë, që deri dje nuk ka qenë”, ka thënë Ylli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ZAKIRA KELMENDI B.I, shpall te pavleshme certifikaten e biznesit me…