RIKUJTESË ÇLIRIMTARE

13 qershor 18:04

Sot më 13 Qershor 2022, mbushen 23 vite nga hyrja triumfale e NATO-s në Kosovën e çliruar, e cila më 2008, u bë shtet i pavarur e sovran i njohur dhe i pranuar nga shtetet e mëdha e me ndikim në planet si Amerika, Anglia, Gjermania dhe te tjera aletae besnike te aleatit tonë të madh Amerikes, dhe largimin përfundimtar të Serbisë pushtuese nga Kosova!
Zona Operative e Karadakut e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte në nivel të informimit të opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për gjendjen në Zonë dhe levizjet e armikut në grrahmat e fundit të tij në tokën e Atdheut tonë!

*******************************

USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS
Zona Operative e Karadakut

INFORMATË

Tërheqja e forcave serbe po shoqërohet me tërë shëmtinë që e karakterizon një pushtues xhelat të përmasave botërore, çfarë është rregjimi gjakatar i kriminelit Millosheviq.

Tymi dhe flaka i kanë mbuluar fshatrat shqiptare pas plaçkitjeve që po ua bëjnë bandat serbe.

Në fshatin Radivojc sot paramilitarët kanë gjuajtur në parafangon e autobusit që ishte i mbushur me udhëtarë shqiptar, por pasoja nuk ka pasur.

Në qytetin e Gjilanit kanë hyrë trupat franceze të NATOS-s , të cilat janë vendosur në shkollën e qytetit ‘’Abaz Ajeti’’ .

Gjithashtu trupat angleze janë futur në malësinë e thellë të Zhegocit dhe janë pozicionuar në majën e lartë të fsh. Plitkoviq.

Gëzimi dhe hareja për ardhjen e trupave të aleancës verio-atlantike është i papërshkrushëm.

Të burgosurit politik shqiptar që gjendeshin në burgun e Gjilanit, i kanë transferuar në burgun e Vranjës dhe për fatin e tyre nuk dihet asgjë.

Ka filluar të shfaqet edhe një dukuri e re : Në fshatrat e banuara me popullsi serbe dhe të përziera shqiptaro-serbe, paramilitarët serb që nuk kanë lënë gjë pa bërë kundër shqiptarve, kanë filluar t`i marrin plaçkat nga shtëpitë e tyre dhe pastaj t`i djegin ato.

Pas marrëveshjes së arritur dhe vendimit të Shtabit të Përgjithshëm për vetpërmbajtje gjatë tërheqjes së forcave serbe nga kosova, Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Zona Operative e Karadakut po e përcjellë tërheqjën e turpshme të makinerisë armike, dhe është në gatishmëri të plotë e po e mban situatën nën kontroll.

13.06.1999

SHËRBIMI PËR INFROMIM PUBLIK Zona Operative e Karadakut
Sokol GASHI

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Enis Abrashi shpall te pavlefshme deftesat dhe diplomen e gjimnazit…