Rinia e PDK-së zhvillon aksion para qeverisë për rritjen e çmimeve
Rinia Demokratike e Kosovës ka ndërmarrë të mërkurën një aksion simbolik para objektit të Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie me punën njëvjeçare të qeverisjes aktuale të drejtuar nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.
“Buka 0.99 centë”, “Mashtrimet e Besnik Bislimit”, “Nafta 1.58 centë”, ishin këto disa nga pankartat të cilat janë vendosur para objektit qeveritar, duke i cilësuar ato si mashtrime të Qeverisë Kurti 2.
Kryetari i Rinisë Demokratike të Kosovës, Donjet Bislimi, e ka quajtur Qeverinë Kurti 2 si qeveri të praktikantëve pasi që sipas tij nuk kanë shënuar asgjë përveç dështimeve.
“Dje më 22 mars Qeveria Kurti 2 i ka bërë një vit që e ka marrë mandatin për të qeverisur, por fatkeqësisht ky është një vit u praktikantëve që nuk shënuan asgjë në këtë progres”, ka thënë Bislimi.
Derisa pas përfundimit të aksionit dhe konferencës së Rinisë Demokratike të Kosovës, disa punëtorë të qeverisë kanë larguar pankartat.




