Rinovohet paralelja e ndarë e shkollës “Ganimete Tërbeshi” në Muhoc

25 nëntor 2020 | 12:48

Investimet në përmirësimin e infrastrukturës shkollore po vazhdojnë me intensitet të shtuar në Komunën e Ferizajt.

Së fundmi, është paralelja e ndarë e Shkollës Filllore “Ganimete Tërbeshi” në fshatin Muhoc që i është nënshtruar transformimit rrënjësor në pamjen e jashtme të objektit si dhe rregullimin e oborrit.

Pamjet e deri pak ditëve më parë, ku pamja e jashtme e kësaj ndërtese shkollore e oborri i saj ishin tërësisht të dëmtuara e të pamirëmbajtura tashmë kanë marrë pamje të re, me investimin e qeverisë lokale.

Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani, ka thënë se ky investim e të tjerat që po ndodhin në objektet shkollore në Ferizaj, po zhvillohen në kuadër të programit për përmirësimin e infrastrukturës shkollore e që si të tilla do të vijojnë edhe në objekte tjera shkollore varësisht nga nevoja.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi “dogji” skenën e “American Music Awards”, Jennifer Lopez i…