Rinumërimi rrit gjasat e koalicionit Nisma-AKR-PD për kalim të pragut

22 tetor 2019 | 07:50

Rinumërimi i 530 vendvotimeve ka sjellë shpresë të madhe te koalicioni Nisma-AKR-PD për kalimin e pragut zgjedhor prej pesë përqindësh.

Zyrtarët e këtij koalicioni janë shprehur të bindur se me evitimin e parregullsive që po i shpërfaq procesi i rinumërimit të votave ky koalicion do të jetë pjesë e legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës, shkruan “Epoka e re”.

Madje zyrtarët e të tri partive politike të koalicionit pretendojnë se nëse kalohet pragu prej pesë përqindësh secila prej këtyre partive do t’i ketë deputetët e vet në Kuvend.

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka deklaruar për gazetën “Epoka e re” se informacionet nga terreni tregojnë se koalicioni do ta kalojë pragun.

“Të gjitha informacionet që po vijnë po tregojnë se Nisma, AKR e PD do të jenë pjesë e Kuvendit, ndonëse jo siç e kemi pritur. Ne e kemi pritur një rezultat tjetër, duke pasur parasysh ofertën tonë dhe parimet e socialdemokracisë, por në Kosovë nuk votohet as për programet politike e zgjedhore e as për programin ideologjik”, ka thënë Krasniqi.

Kryetari i Kuvendit të AKR-së, Fatmir Matoshi, ka thënë për “Epokën e re” se ky subjekt politik synon t’i ketë tre deputetë në Kuvend. “Në bazë të rezultateve që ne tani i kemi, presim që AKR-ja të përfaqësohet me tre deputetë në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës”, ka bërë me dije Matoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bajrush Xhemajli, ka…