Rira Ora flet për Kosovën në Festivalin e Filmit në Venecia: Kam shkuar në vendin tim Prishtinë…

01 shtator 2023 | 11:56

Pavarësisht polemikave të shumta që ka pasur së fundmi nga një provokim prej një fansi serb në Hungari, Rita Ora vijon që të punojë si ambasadore e Kosovës, në të mirë të këtij vendi.

Aktualisht ylli i muzikës ndodhet në Itali me rastin e Festivalit të 80 të Filmit në Venecia, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve DVF, të themeluar nga stilistja e famshme, Diane von Furstenberg.

Rira Ora flet për Kosovën në Festivalin e Filmit në Venecia:

Në fjalimin e saj, këngëtarja shqiptare theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata. Një pjesë e këtij fjalimi u nda në platformën “X” nga Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ndër të tjera teksa po prezantonte një çmim, Ora u shpreh:

“Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative…”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Polemikat rreth martesës dhe stilit të jetesës së Britney Spears…