Rita dhe Elena, motrat drekojnë së bashku në Londër

12 shtator 2018 | 12:10

Kjo verë ka qenë mjaft intensive për këngëtaren shqiptare Rita Ora. Bukuroshja 27-vjeçare ka qenë e angazhuar me koncerte në shtete të ndryshme të botës, përfshirë edhe Shqipërinë.

Së fundmi ylli është fotografuar në Londër teksa shijonte një drekë me motrën e saj Elena. Ajo që ra në sy ishte thjeshtësia e vajzave shqiptare.

Rita mbante veshur një kostum sportiv dhe atlete, ndërsa e motra Elene kishte veshur xhinse dhe një xhaketë lëkure. Me këtë rast, fansat përfituan duke bërë një foto me këngëtaren e famshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
John Legend ka hyrë në histori duke u bërë njeriu…